Bostoni në finalen e Lindjes

10 maj 2018 | 11:48

Bostoni është skuadra e dytë finaliste e Konferencës së Lindjes, pas fitores 114-112 ndaj Philadelphia në gjysmëfinalen e pestë të “play-off-it, duke fituar 4-1 me ndeshje.

Një takim me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, ku të dyja ekipet e kërkuan fitoren.

Të gjithë titullarët e skuadrës së Celtics realizuan mbi 13 pikë, me Tatum që shënoi 25 pikë e Broën 24, duke i bërë të pavlefshme 54 pikët e dyshes Saric-Embiid për miqtë, që u eliminuan me kokën lart. Në finalet e “play-off”-it në Lindje, skuadra e Boston do të përballet me Cleveland Cavaliers, ndërsa në Perëndim në finale janë kualifikuar ekipet e Houston dhe Golden State.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një postimi në llogarinë e vet në rrjetin social…