Bostoni nuk dorëzohet për kreun në Lindje, rikthim me humbje për LeBron

27 mars 2023 | 12:34

Bostoni fitoi me lehtësi 137-93 ndaj San Antonio, duke vijuar sfidën me Bucks për kreun e renditjes në Lindje. Për Celtics u dallua Brown me 41 pikë e 13 rebound.

Rikthim me humbje për LeBron James pas gati një muaji pushim. Lakersat u mundën me rezultat 118-108 nga Chicago. Më i miri për Bulls ishte Zach LaVine, me 32 pikë. Humbja e katërt radhazi për skuadrën e Dallasit, që u mund me shifrat 110-104 nga Charlotte. Donqiq realizoi 40 pikë e 12 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar. Humbet edhe ekipi kampion i Golden State, që në fushën e tij u mund me rezultat 99-96 nga Minnesota. Për miqtë u dallua Reid me 23 pikë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Poole për Warriors.

Skuadra e Orlandos, falë një loje të mirë kolektive (8 lojtarë mbi 10 pikë), mundi 119-106 Brooklynin (Bridges 44 pikë), ndërsa Clevelandi triumfoi me shifrat 108-91 ndaj Houstonit (Allen 24 pikë e 14 rebound). Jashtë fushe fiton ekipi i Memphisit, që mundi me shifrat 123-119 Atlantan, ndeshje ku diferencën e bënë Morant me 27 pikë e Bane me 25 pikë.

Rezultatet

Charlotte – Dallas                   110-104
Lakers – Chicago                    108-118
Atlanta – Memphis                119-123
Boston – San Antonio            137-93
Cleveland – Houston             108-91
Orlando – Brooklyn               119-106
Toronto – Washington          114-104
Portland – Oklahoma            112-118
Golden State – Minnesota    96-99

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot më 27 mars, kujtojmë dëshmorin Ismet Krasniqi, i rënë…