Bostoni për ‘jetë a vdekje’ paralajmëron Golden State: Mos festoni para kohe

16 qershor 2022 | 13:46

Mëngjesin e së premtes do të luhet ndeshja e gjashtë finale “play-off” në NBA midis Boston Celtics dhe Golden State Warriors. Sfida luhet në Boston, që synojnë të rikthejnë ekuilibrin, pasi Warriors udhëheqin 3-2 me ndeshje. Vendasit shpresojnë që tifozllëku i madh që bëjnë të ndihmojë skuadrën për të arritur objektivin.

Për Bostonin kjo sfidë është për “jetë a vdekje”, pasi humbja mbyll përfundimisht llogaritë dhe shpall miqtë kampion. Ime Udoka, trajneri i Boston, shprehet se asgjë nuk është e mbyllur dhe se synon ta fitojë këtë sfidë, për ta çuar betejën për titull në finalen e shtatë.

“Nuk mendojmë për finalen e shtatë, por për sfidën që do të luajmë nesër. Jemi gjendur në një situatë të tillë edhe ndaj Milwaukee një muaj më parë dhe fituam serinë. Është çështje vijueshmërie në fushë, që të ruajmë të njëjtin ritëm përgjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Udoka.

“Kemi publikun në anën tonë, që do ta na mbështesë përgjatë gjithë kohës e do të jetë një shtysë. Ndaj kemi besim se do t’ia dalim mbanë. Duhet kujdes në fazën mbrojtëse, gjë që na ka nderuar dhe ka sjellë deri këtu. Le ta shtyjmë festën e rivalëve dhe në fund të jemi ne ata që të ngrehmë titullin”, ka shtuar Udoka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gwyneth Paltrow dhe Brad Pitt kanë ende dashuri për njëri-tjetrin,…