Bostoni rihap garën për titullin në Lindje

24 maj 2023 | 11:54

Bostoni fitoi me rezultat 116-99 ndaj Miamit në finalen e katërt “play-off” në Konferencën e Lindjes, duke rihapur garën për titull.

Tashmë Miami udhëheq 3-1 serinë dhe mbetet ende një fitore larg titullit në Lindje. Ndeshja e luajtur në fushën e Miamit u domionua nga miqtë, ndjeshëm më superiorë në fushë, duke e merituar fitoren. Tatum me 33 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë për Celtics, ndërkohë që të gjithë titullarët e Bostonit realizuan mbi 10 pikë. Miami nuk arriti të bëjë hapin vendimtar, duke zhgënjyer në këtë rast të parë.

Butler realizoi 29 pikë, por i pambështetur sa duhet nga skuadra e tij. Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Bostonit, që shpreson ende te mrekullia për të shkuar në finalet e NBA-s, ku është kualifikuar Denveri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për raportet e…