Bota e modës në zi/ Koronavirusi i merr jetën stilistit të njohur

04 prill 2020 | 09:07

Bota e modës është tronditur ditën e sotme, pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të stilistit italian, Sergio Rossi. Themeluesi i markës së këpucëve me të njëjtin emër, ishte shtruar në spital pas prekjes nga COVID-19. Por virusi ka rezultuar më i fortë se stilisti, duke i marrë jetën në moshën 84-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e bashkisë së qytetit të tij të lindjes, e cila theksoi kontributin e jashtëzakonshëm që kompania e Rossit kishte dhënë në zhvillimin ekonomik të Cesena-s.

Në nderim të tij, i biri Gianvito Rossi gjithashtu stilist këpucësh, ka bërë një dedikim prekës për të atin.

“Me zjarrin e pashuar të pasionit tënd, na mësove që nuk ka kufij për ata që dashurojnë atë që bëjnë. Mirupafshim mjeshtër!”-shkruan ai.

Sergio Rossi, i konsideruar një mjeshtër i vërtetë i këpucëve italiane, e nisi punën e tij në fillim të viteve ’50, në hapat e të atit që gjithashtu shquhej si një prodhues këpucësh në Cesena. Me kalimin e viteve ai pati bashkëpunime tejet të suksesshme edhe me emra të tjerë të famshëm si Versace apo Dolce & Gabbana, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për industrinë e modës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë…