Bota ka ndryshuar, NATO-s i duhet Kosova

03 mars 2022 | 16:55

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se NATO-s i duhet Kosova për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në brezat e ardhshëm në botë.

Kjo pasi sipas tij bota ka ndryshuar dhe NATO duhet që ta pranojë Kosovën.

“NATO-s i duhet Kosova. Ne, populli dhe vendi ynë me NATO-n kemi krijuar lidhje të pathyeshme. Kosova është e mishëruar mes aleatëve në të dy anët e Atlantikut. Bota sot ka ndryshuar, dhe NATO duhet të pranoj Kosovën në dyert e saj të hapura. NATO-s i duhet Kosova. I duhet si vlerë e shtuar, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë për brezat e ardhshëm kudo në Botë.  Për Humanitetin, Lirinë, Demokracinë dhe Solidaritetin”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Mehajt:

NATO-s i duhet Kosova

Ne, populli dhe vendi ynë me NATO-n kemi krijuar lidhje të pathyeshme.

Kosova është e mishëruar mes aleatëve në të dy anët e Atlantikut.

Bota sot ka ndryshuar, dhe NATO duhet të pranoj Kosovën në dyert e saj të hapura.

NATO-s i duhet Kosova.

I duhet si vlerë e shtuar, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë për brezat e ardhshëm kudo në Botë.

Për humanitetin, lirinë, demokracinë dhe solidaritetin.

Vendosmëria e NATO-s për mbrojtjen e këtyre vlerave, shpëtoi vendin dhe popullin tonë nga gjenocidi.

Ne e dimë më së miri vlerën e mbrojtësit të jetërave të njerëzve të pambrojtur nga e keqja.

Ne e dimë më së miri vlerën e luftëtarit kundër abuzimeve masive të të drejtave të njeriut.

Me NATO-n  qëndruam dhe qëndrojmë përkrah në operacionin KFOR në vendin tonë.

Me ShBA-në përkrah ishim në operacionin e stabilitetit në Kuvajt dhe do të jemi bashkë edhe në operacione tjera.

Me NATO-n përkrah ishim dhe jemi në operacionin humanitar për evakuimin e refugjatëve afgan.

Ne jemi të gatshëm edhe sot si partner e anëtar i NATO-s kudo që vlerësohet se mund të kontribuojmë.

Krahas forcave tona, gjithçka që krijuam në Republikën e Kosovës, e bëmë së bashku me NATO-n dhe vendet anëtare të saj.

Andaj Forca jonë, gjithçka që disponojmë është e ndërveprueshme me NATO-n.

Ne jemi të vetëdijshëm se procesi i anëtarësimit në NATO kërkon kohë dhe durim.

Por momentumi i tashëm në mjedisin e ri të sigurisë, kërkon tani kontributin tonë në NATO.

Kërkon tani anëtarësimin tonë.

Duam më shumë Kosovë në NATO.

Dhe më shumë NATO në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti ukrainas Sergiy Stakhovsky thotë se është kthyer në vendin…