Bota me sytë drejt konfliktit Iran-Izrael, Ukraina sulmon fabrikat ushtarake ruse

14 qershor 2025 | 10:20

Gjersa e gjithë bota ka sytë sot drejt konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, Ukraina po zhvillon një fushatë të ashpër sulmesh ndaj Rusisë.

Dronët ukrainas vazhdojnë të shkatërrojnë objektiva strategjikë, duke goditur disa fabrika të rëndësishme që furnizojnë forcat ruse me materiale dhe pajisje ushtarake. Kjo është pjesë e një sulmi të madh me dronë kundër kapaciteteve ushtarake të Rusisë.

Para pak orësh, dronët ukrainas sulmuan fabrikën Nevinnomyssky Azot në rajonin Stavropol, një prej fabrikave që prodhon eksplozivë të përdorur nga ushtria ruse. Ky sulm synon dobësimin e aftësisë luftarake të Rusisë përmes shkatërrimit të burimeve të saj kyçe.

Në një video të publikuar së fundmi, tregohen dronë duke goditur fabrikën Novokuybyshev Catalyst në rajonin Samara të Rusisë, një tjetër objektiv i rëndësishëm industrial për prodhimin e pajisjeve ushtarake.

Sulmi tregon përparimin e teknologjisë dhe taktikat moderne të luftës që Ukraina po përdor për të goditur thelbin e kapaciteteve ushtarake ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prizreni bëhet sërish kryeqyteti i rock-ut dhe blues-it në korrik!…