
Botafogo shkarkon trajnerin
30 qershor 2025
| 16:30
Botafogo ka konfirmuar largimin e trajnerit Renato Paiva pas eliminimit të ekipit nga Kupa e Botës për Klube.
Pasi iu bashkua klubit në shkurt, Paiva drejtoi vetëm 23 ndeshje Botafogon, teksa nuk mund të lihet pa përmendur fitorja e famshme 1-0 ndaj Paris Saint-Germain në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube.
Humbja ndaj ekipit tjetër brazilian Palmeiras në 1/8 rezultoi fatale për trajnerin, me lajmin që është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Botafogo njofton se Renato Paiva nuk është më trajner i ekipit të parë”, thuhej në një deklaratë të klubit.