Botërori i Klubeve, Bellingham: Një mundësi historike për Realin

16 maj 2025 | 14:02

Jude Bellingham ka shprehur entuziazmin e tij për Botërorin e Klubeve 2025, që do të zhvillohet në ShBA dhe ku Real Madridi do të marrë pjesë me synimin për ta fituar për herë të parë në këtë format të ri: “Jemi përpara një mundësie për të fituar një titull ndryshe, një titull të vërtetë. Të bëhemi klubi i parë që e fiton në këtë format është diçka e rëndësishme. Ky është Real Madridi, një klub që meriton të jetë në këtë lloj skene”.

Për mesfushorin anglez, Botërori i Klubeve ka një domethënie të veçantë, do jetë eksperiencë e bukur për të gjithë: “Shumë ekipe nuk kanë mundësinë të luajnë rregullisht në skena kaq të mëdha dhe tani do të përballen me klubet më të mira të Evropës. Kjo është fantastike për ta dhe për ne”.

Bellingham pranon se ka shumë pikëpyetje për formatin dhe rëndësinë e Botërorit të Klubeve, por nënvizon: “Për ne është një tjetër titull për t’u fituar. Nuk e marrim lehtë. Është diçka historike, sepse në këtë klub nuk kanë mbetur shumë gjëra për t’u bërë, që nuk janë arritur tashmë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 26-vjetorin e zhdukjes së intelektualit dhe politikanit Ukshin Hoti,…