
Botërori i mundjes, Shqipëria shkon me 5 sportistë që synojnë zonën e medaljeve
10 shtator 2025
| 15:44
Nga data 13 deri më 21 shtator, në Zagreb të Kroacisë do të zhvillohet Kampionati Botëror i
Mundjes për të rritur. Në këtë event do të përfaqësohet edhe Shqipëria me 5 sportistë.
Bëhet fjalë për Albina Drazhi (e vetmja femër, që garon në peshën 68kg), Zelimkhan Abakarov (stili i lirë, pesha 61kg), Islam Dudaev (stili i lirë, pesha 70kg), Chermen Valiev (stili i lirë, pesha 74kg) si dhe Gjete Prenga (stili greko-romak, pesha 67kg).
Pritet shumë nga ky ekip, sidomos nga djemtë, që vitet e fundit kanë arritur rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare, Botërorë dhe Olimpiadë. Pra, objektivi do të jetë zona e medaljeve.