BOTIME TË REJA

22 korrik 2025 | 16:41

Shkruan: Demir Reshiti

Doli nga shtypi libri i autorit Avni Dehari i titulluar “TRIMOSHI DHE FLOKËHAPARESHURI”.
“Trimoshi dhe Flokëhapareshuri” është një rrëfim për fëmijë i ndërtuar me mjeshtëri nga Avni Dehari, që përçon mesazhe të thella për guximin, miqësinë, bashkëpunimin dhe qëndresën përballë së keqes. Ngjarjet zhvillohen në një univers të gjallë e aventuresk, ku natyra dhe pylli shndërrohen nga vende loje dhe argëtimi në sfida të vërteta për mbijetesë.
Në qendër të rrëfimit është Trimoshi, një djalosh kurajoz që nga një dëshirë e thjeshtë për të mbledhur dredhëza, përfundon i humbur në pyll. Ai shndërrohet nga një fëmijë i zakonshëm në një figurë heroike që përballet me egërsira, sfida të egra dhe më në fund me armikun më të frikshëm – Flokëhapareshurin, një personazh mitik, që simbolizon të keqen dhe robërinë.
Libri është i mbushur me tension dhe emocione që përcillen me një gjuhë të pasur figurative dhe me rrëfim tërheqës, duke ruajtur një ritëm që mban lexuesin të përfshirë deri në fund.
Akoma më atraktiv për lexuesit e vegjël, këtë libër e bëjnë edhe ilustrimet me ngjyra të cilat pasqyrojnë momente interesante të ngjarjeve e aventurave të kryeheroit të këtij rrëfimi.
“Trimoshi dhe Flokëhapareshuri” është një vepër letrare që meriton një vend të veçantë në bibliotekën e çdo fëmije shqiptar. Ajo kultivon guximin, përkushtimin dhe vlerat njerëzore, duke shërbyer si një udhëtim edukativ përmes aventurave të një heroi të vogël me zemër të madhe…
Botues:
Sh.B. “Thesari”, Prishtinë
Redaktor:
Demir Reshiti
Recensues:
Nebi Bunjaku
Redaktor gjuhësor:
Autori
Ballina dhe ilustrimet:
I.A.
Përgatitja teknike:
Rrezart Fejzullahu
Shtypi:
Lena Graphics Design, Prishtinë

Autorit i urojmë suksese të reja në krijimtarinë artistike dhe nga pena e tij presim botime të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Hashim Thaçit dhe ajo e Jakup Krasniqit kanë…