Botohen dy libra në shënim të 15 janarit

15 janar 2026 | 11:26

Në Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka botuar dy vepra letrare: Romanin “Revolta e Syzifit”, i autorit Bardhyl Mahmuti, që i kushtohet aktit gjenocidal në Poklek të Vjetër, gjatë së cilit forcat e armatosura serbe vranë 53 civilë shqiptarë (26 fëmijë të mitur, 5 të rinj, 20 gra dhe dy burra) dhe ribotimin e përmbledhjes me poezi “Ëndërr në Zarf”, i autorit Ismail Syla, që i kushtohet viktimave të gjenocidit serb në Kosovë dhe sidomos fëmijëve, ëndrrat e së cilëve mbeten në zarfe të përgjakura.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka falënderuar donatorët, falë mbështetjes financiare të së cilëve kemi mundur të realizojmë projektet për sensibilizimin e opinionit rreth domosdoshmërisë së mobilizimit të gjithanshëm për të hedhur dritë të plotë në krimin e gjenocidit që përjetuam gjatë luftës 1998 – 1999.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” vendosi që tërësia e mjeteve financiare që do të grumbullohen nga shitja e romanit “Revolta e Syzifit” të shkojë për mirëmbajtjen e “Shtëpisë Muze – Masakra e Poklekut” dhe përkthimin e këtij romani në gjuhët e huaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa e ka…