Botohet libri “Falë i qofshim Kosovës” i autores Elife Luzha

13 janar 2019 | 15:01

Libri “Falë i qofshim Kosovës” i autores Elife Luzha, është botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica" në Prishtinë. Libri përmban shkrime publicistike të ndara në dy pjesë.

Pjesa e parë titullohet ”Kalvar Vuajtjesh”, e cila në përgjithësi temë bosht ka gruan shqiptare dhe problemet me të cilat ballafaqohet gruaja shqiptare. Pjesa e dytë titullohet ”Nëpër Erërat e Kohërave”, në të cilen trajtohen tema të ndryshme politike e historike.

Redaktore e librit ështe Sevi Agolli, ndërsa recensentë të librit janë Sabile Kecmezi Basha dhe Sherif Luzha.

Autorja Elife Luzha është autore e tri përmbledhjeve me poezi dhe e shumë artikujve tematikë botuar në revista të ndryshme./ KultPlus.com

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi po punon në fshehtësi të plotë për Luka Modriqin…