Botohet libri “Kufij të Dridhur” i autorit Arben Rogova

23 qershor 2025 | 20:45

Dashamir të fjalës së shkruar!
Këto ditë doli nga botimi libri nga Arben Rogova “Kufij të Dridhur”. Rrëfime nga Halil Lila – Rogova (tekst autobiografik i kujtesës). Promovimi do të jetë të Enjten, datë 26 Qershor nga ora 12:00, në sallen e Bibliotekës ”Ibrahim Rugova” Gjakovë.

Në kohën e pasigurisë dhe harresës kolektive, “Kufij të Dridhur” është një ftesë për kthim te rrënjët dhe një apel për ta ruajtur gjuhën e kujtesës. Është një libër që lexohet me zemër dhe mbetet gjatë në mendje.
Libri shpalos jetën e një njeriu të zakonshëm, por me përmasa të jashtëzakonshme shpirtërore, nga lindja në vitin 1911, përmes periudhave të pushtimeve, regjimeve politike dhe ikjes dramatike drejt Greqisë, e deri te ndërrimi i jetës në maj të vitit 1999.
Kjo narrativë shndërrohet në një rrëfim universal për qëndresën, dinjitetin dhe forcën e njeriut përballë kohës që përpëlitet si vetë kufijtë që përmend titulli.
“Kufij të Dridhur” nuk është vetëm histori personale, por edhe akt përkujtimi për qindra figura si Halili, njerëz që sfiduan regjime pa bërë zhurmë, por duke lënë pas shembuj që flasin më shumë se çdo fjalim. Halil Lila – Rogova është njëri prej tyre. Dhe përmes rrëfimeve autentike, ai bëhet figurë e gjallë në ndërgjegjen tonë kolektive – një burrë që heshti, por nuk u dorëzua. “Kufij të Dridhur” është njëkohësisht një akt letrar, një dokument historik dhe një kujtim i gjallë. Ai i fton lexuesit jo vetëm të ndiejnë, por edhe të reflektojnë mbi të shkuarën, mbi sakrificën, mbi kujtimin dhe mbi përgjegjësinë për të mos harruar. Libri mbush një boshllëk në rrëfimin e historisë së shqiptarëve të Kosovës, duke e sjellë atë jo nga salla e tribunave, por nga dhoma e përvojës së jetuar.
Halil Lila është figura e shqiptarit që nuk hyri në histori nga faqet zyrtare, por nga balli i familjes, nga fjalët e rralla që trashëgojnë mençuri dhe nga vetë mënyra si e jetoi jetën, drejt dhe pa frikë. Në një kohë kur pushteti kërkonte përkulje, ai qëndroi drejt.
Ky libër është dëshmi:
▪ E përjetimeve, jo për të hapur plagë, por për të mos lejuar që ato të harrohen.
▪ Është ftesë për të dëgjuar zërat e atyre që s’u dëgjuan sa duhej, për të parë më thellë në historinë tonë të përbashkët.
▪ Është vepër që rrëfen jetë të trazuar nga historia, por të pathyeshme nga shpirti njerëzor.
▪ Është tentim për të sjell në dritë jo vetëm historinë e një individi, por edhe të një brezi që përballoi padrejtësi, dhimbje, humbje e shpresë, duke i qëndruar tokës, gjuhës dhe kujtesës.
▪ Është dëshmi kolektive e gjeneratave që e jetuan shekullin XX mes persekutimit, mërgimit dhe heshtjes.
▪ Është një testament i mbijetesës dhe identitetit shqiptar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas burimeve të sigurta, disa prej aktivistëve më të përkushtuar…