Botohet monografia studimore Dardanët e Ilirisë (VI – I p.e.s.)

14 mars 2023 | 13:04

Studiuesi Arianit Buqinca ka botuar monografinë studimore “Dardanët e Ilirisë (VI-I p.e.s.)”. Për të përfunduar këtë studim monografik, në kuadër të Degës së Historisë të Institutit Albanologjik, autori ka vjelë dhe hulumtuar të dhëna të moçme letrare në Francë, në Itali, në Kosovë dhe vende të tjera të rajonit.

Pjesë të monografisë përfshijnë edhe përditësimin e korpuseve duke grupuar së bashku të gjitha publikimet objektive dhe të dhënat shkencore në dispozicion. Korpusi i të gjitha burimeve të shkruara greko-latine që përmendin shprehimisht dardanët ose Dardaninë. Për të evituar subjektivizmin e interpretimit të autorit, por edhe nga obligimi metodologjik, është ofruar teksti origjinal i burimeve, gjë që i lë hapësirë lexuesit të shkrimeve të lashta që ta verifikojë dhe ritrajtojë atë.

Pas prologut, autori e nis librin me historinë politike që mund të gjurmohet nga koha e mbretit maqedonas Amynta III deri në pushtimin romak të Dardanisë.  Të dhënat arkeologjike autori i ka mbledhur në formën e fletëve sinoptike në dy korpuse: njëri për vendbanimet dhe tjetri për nekropolet. Këto korpuse u futën në fund të kapitullit – kushtuar organizimit politik dhe shoqëror, për të parin, dhe në fund të kapitullit kushtuar riteve dhe besimeve funerale, për të dytin.

Librin mund ta gjeni në Librarinë Artini në Prishtinë.

https://www.facebook.com/librariaartinitoena

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feja edhe Shteti nuk janë personale Pse? Populli  dhe territori…