
Kosova dhe Mali i Zi pa polica sigurimi, rritet zhvillimi ekonomik i të dyja vendeve
29 qershor 2021
| 11:08
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka mirëpritur lajmin për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi.
“Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të mirëkuptimit, i cili është mbështetur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, bëhet njohja reciproke e sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Malit të Zi. Përmes këtij memorandumi, përpos lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, mundësohet edhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve, duke rritur potencialin për zhvillim ekonomik të të dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e BQK-së.