BQK: Në Kosovë janë rreth 1.7 milion kartela bankare

07 tetor 2025 | 07:49

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se në fund të vitit 2024 janë raportuar 1,684,034 (Një milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër mijë e tridhjetë e katër) kartela të klientëve në Republikën e Kosovës, të cilat përfshijnë kartela debiti, krediti dhe kartela debiti të vonuar për individë dhe biznese.

“Në numrin e përgjithshëm të kartelave për vitin 2024, janë përfshirë edhe të dhënat e kartelave me funksion paranë elektronike të lëshuara nga IFJB-të me gjithsej 75,482 kartela. Krahasuar me fundin e vitit 2023, numri i përgjithshëm i kartelave të klientëve është rritur për 4.49 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, “Përdorimi i kartelave në Kosovë’, bazuar në të dhënat e raportuara nga bankat dhe institucionet financiare jo-bankare.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i kartelave në fund të vitit 2023 ka qenë 1,611,723 kartela, kurse për të njëjtën periudhë, debit kartelat janë rritur për 2.08 për qind, kredit kartelat janë rritur për 8.2 për qind.

“Kartelat që pëdoren në Kosovë, kryesisht janë kartela të brendeve ndërkombëtare, si Visa dhe Mastercard dhe një pjesë e vogël janë kartela lokale. Nga numri i përgjithshëm i kartelave, rreth 55 përqind e tyre janë të brendit Visa dhe 43 përqind janë MasterCard, si dhe afër 2 përqind janë kartela lokale. Varësisht nga teknologjia që është aplikuar për inicimin e transaksioneve të pagesave, kartelat mund të ndahen në dy lloje: kartela contact dhe contactless. Kartela ‘contact’ (me kontakt) janë ato lloj të kartelave me të cilat realizohen transaksionet duke vendosur kartelën në POS terminal ndërsa kartelat contactless (pa kontakt) mundësojnë realizimin e transaksioneve vetëm duke ofruar kartelën afër POS terminalit, pra pa pasur nevojë për kontakt fizik me pajisjen. Kartela ‘contactless’ kanë filluar të lëshohen në Kosovë që nga viti 2016”, njofton BQK.

Gjatë vitit 2024, ishin njëmbëdhjete banka komerciale dhe tri nga IFJB në Kosovë që kanë ofruar këto lloj kartele për klientët e tyre. Numri i përgjithshëm i kartelave me funksionin contactless në fund të vitit 2024 ka qenë 1,281,368 kartela.

Nga numri i përgjithshëm i kartelave, më shumë se gjysma e tyre (77 përqind) ofrojnë mundësinë e pagesave contactless. Në figurën më poshtë paraqitet pjesëmarrja e kartelave me funksion contactless në numrin e përgjithshëm të kartelave, në tri vitet e fundit.

“Përqindja e rritjes vjetore tregon se kartelat e reja janë kryesisht me funksionin contactless dhe gradualisht është duke u bërë zëvendësimi i kartelave ekzistuese me rastin e skadimit të afatit të tyre me kartela contactless. Përdorimi i debit kartelave nga ana e klientëve është vazhdimisht në rritje. Nëse krahasojmë numrin e pagesave me debit kartelë të vitit 2024 me vitin paraprak, kemi një rritje prej 6.5 përqind të transaksioneve. Ky numër përfshin të gjitha transaksionet e realizuara me kartelë debiti nga ana e klientëve në terminale ATM dhe POS”, thuhet në raportin e BQK-së, “Përdorimi i kartelave në Kosovë (bazuar në të dhënat e raportuara nga bankat dhe institucionet financiare jobankare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banori i Cetinjes, Boban Sjekloça (33), një anëtar i dyshuar…