Braçe për Ballukun: Zyrtarisht e pandehur nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme

16 nëntor 2025 | 10:27

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me faktin që zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vijon të qëndrojë në detyrë, ndonëse është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Në një intervistë në “Kjo Javë”, Braçe theksoi se çdo vendim për shkarkimin e saj është kompetencë e drejtpërdrejtë e kryeministrit Edi Rama. Sipas Braçes, fakti që Balluku është marrë e pandehur nuk do të thotë se ajo është e fajshme.

“Zyrtarisht e pandehur nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Në momentin që ka një akuzë penale nga SPAK, politika duhet të ndalet. Çdo ndërhyrje politike e politizon procesin dhe nuk i bën mirë drejtësisë,” deklaroi ai.

Braçe u shpreh se Partia Socialiste ka mbajtur gjithmonë distancë nga proceset hetimore dhe se secili përballet individualisht me drejtësinë. I pyetur nëse Belinda Balluku duhet të vijojë të qëndrojë në detyrë, Braçe u përgjigj qartë: “Është çështje që i takon kryeministrit, jo mua. Vendimi për emërim apo shkarkim është atribut i kryeministrit, në çdo rast.”

Duke komentuar ndikimin e këtyre zhvillimeve te qeveria, ai shtoi: “Qeveria do tronditet vetëm në momentin kur nuk qeveriset. Ne dhe drejtësia kemi një distancë sanitare që nuk duhet kapërcyer.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përplasje e fortë publike ka shpërthyer mes presidentit amerikan…