Brahim Diaz drejt largimit nga Real Madridi

03 nëntor 2025 | 16:26

E ardhmja e Brahim Diaz po bëhet një nga çështjet më të diskutuara në prag të afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi spanjoll po luan më pak minuta këtë sezon dhe po shtohen zërat për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabeu”.

Mungesa e hapësirës në formacionin e Real Madridit, për shkak të konkurrencës së madhe në repartin ofensiv, ka bërë që lojtari të mendojë seriozisht për një ndryshim ambienti.

Sipas mediave spanjolle, Brahim dëshiron një projekt ku të ketë rol kryesor dhe vazhdimësi në lojë.

Një nga pistat më të forta është rikthimi te AC Milan, ku ai kaloi tre sezone të suksesshme dhe fitoi kampionatin italian.

Klubi “rossonero” është i gatshëm ta rikthejë në skuadër, duke i ofruar hapësira dhe një rol të rëndësishëm në fazën krijuese.

Ndërkohë, Benfica ka hyrë gjithashtu në garë për nënshkrimin e tij.

Klubi portugez po kërkon një mesfushor ofensiv me eksperiencë ndërkombëtare dhe mund t’i ofrojë Brahimit minuta të rregullta dhe përgjegjësi në fushë.

Real Madridi, nga ana tjetër, nuk do të donte ta humbiste përfundimisht një lojtar me potencial, por një huazim me opsion blerjeje shihet si zgjidhje e mundshme që do t’u sillte përfitime të dyja palëve.

Vendimi final do të jetë në duart e vetë Brahim Diaz, i cili ndodhet përpara një momenti kyç në karrierën e tij, të luftojë për vendin në Madrid apo të rikthehet në një projekt ku mund të ndjehet sërish protagonist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar…