Brahim Mehmetaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë

22 qershor 11:36

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Prishtinë ka mbajtur kuvendin e VIII të rregullt zgjedhor, ku delegatët e këtij kuvendi i kanë i dhënë unanimisht besimin Brahim Mehmetaj, që ta udhëheqë AAK-në në kryeqytet.

Nga kuvendi doli edhe Këshilli i ri drejtues i degës, si dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Prishtinën në kuvendin zgjedhor të partisë, që mbahet të shtunën në Prishtinë.

Mehmetaj ka thënë se AAK-ja në Prishtinë po rritet çdo ditë.

“Këtë e dëshmoi prania aq e madhe e qytetarëve, figurave të respektuara në Prishtinë e më gjerë, dhe gatishmëria e ardhjeve të reja për të qenë pjesë aktive e AAK-së, dhe për t’u përballë me sfida në të ardhmen e përbashkët”, ka thënë ai.

Sipas Mehmetaj, AAK-ja nga ky kuvend po del më e përgatitur se asnjëherë më parë.

“AAK-ja do të jetë përkrah qytetarëve të Prishtinës çdo ditë. Dua të falënderoj të gjitha strukturat e partisë për angazhimin dhe organizimin e këtij kuvendi madhështor, e gjithashtu t’i falënderoj delegatët për besimin e dhënë”, ka thënë Brahim Mehmetaj, kryetar AAK-së dega në Prishtinë.

Mehmetaj, ka qenë edhe zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, kurse aktualisht është drejtor në Drejtorinë e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësues të…