Brahimaj: AAK-ja s’ka ndryshuar qëndrim për çështjen e kryeparlamentarit

28 prill 2025 | 22:08

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka konfirmuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e kryeparlamentarit.

Brahimaj ka përsëritur se AAK-ja është e gatshme ta votojë Shqipe Selimin nëse ajo propozohet nga Vetëvendosje për këtë post.

“Jo absolutisht jo. Ashtu siç e ka thënë edhe lideri Haradinaj por edhe unë jemi të gatshëm që cilado nga këto të dyja vota e Aleancës do të jetë për to por sigurisht nëse Shqipe Selimi është kandidate jam i bindur që edhe nga PDK-ja të gjithë ata që janë pjesë e UÇK-së votën do t’ia japin Shqipe Selimit”, ka thënë ai.

Tutje ai ka përmendur edhe njëherë se një nga arsyet pse ky subjekt politik nuk ka votë për Albulena Haxhiun është se sipas tij deklaratat e saj në vazhdimësi kanë qenë ofenduese për opozitën.

“Nëse kthehesh në retrospektivë i sheh deklaratat e Haxhiut që në vazhdimësi kanë qenë ofenduese për cilindo person të opozitës. Po thuhet që e drejta për kryeparlamentar i takon Vetëvendosjes, sigurisht askush asnjëra nga partitë nuk e ka kontestuar të drejtën e nominimit të një kandidati por nëse ata e duan votën e Aleancës sigurisht që duhet ta gjejnë një emër konsensual”, ka shtuar Brahimaj.

Sipas Brahimaj t emri i Haxhiut është vendosur qëllimshëm nga Kurti për të testuar numrat e opozitës për ta ditur siç ka thënë ai ‘se cfarë do ti del përpara për qeverinë’.

“Po sigurisht në fillim ai ka dashur ndoshta edhe me i testu numrat e opozitës për ta ditur atëherë se çfarë do ti dal përpara për qeverinë. Sigurisht që kjo kryeneqësia e tij që nuk dëshiron ta ndryshojë se është për të më e lehtë me rënë Albulena Haxhiu sesa me rënë emri i tij me 57 vota”, është shprehur ai./tëvë1/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja…