Brahimaj i AAK-së: Në asnjë rrethanë nuk kemi votë për Konjufcën

13 nëntor 2025 | 13:32

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka përjashtuar çdo skenar që deputetët e kësaj partie do ta votonin Glauk Konjufcën për kryeministër.

Në një përgjigje për “RTV21” deputeti Brahimaj tha se prozimi i Glauk Konjufcë për mandatar është skenar i Albin Kurtit për të zvarritur krijimin e institucioneve.

“Propozimi i Glauk Konjufcës për mandatar është mashtrimi i radhës i Albin Kurtit për blerje kohe. Në asnjë rrethanë Glauk Konjufca nuk është i interesuar që të marrë as 57 vota e lëre më 61 vota. Kështu që Kurti nuk është person që e duron që një kolegë të marrë vota më shumë se ai. Kështu që kjo është vetëm për blerje kohe dhe mashtrim për të vazhduar me zhvatjen e institucioneve pa llogaridhënie dhe pa një Parlament.  AAK-ja në asnjë rrethanë nuk ka votë për Konjufcën dhe ashtu siç janë deklaurar edhe partitë tjera nuk kanë gatishmëri për të votuar Konjufcën. Të gjithë janë deklaruar pas takimit me presidentes se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet”, ka thënë Brahimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albumi “West End Girl” i këngëtares britanike Lily Allen vazhdon…