Brahimaj i AAK-së përjashton “çdo mundësi” që të bëhen pjesë e një qeverie të Albin Kurtit

21 tetor 2025 | 12:28

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka përjashtuar çdo mundësi që partia e tij të bëhet pjesë e një qeverie Kurti 3, edhe nëse Albin Kurti do ta ftonte. Ai ka theksuar se nëse Kurti nuk arrin të sigurojë votat e nevojshme, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“AAK-ja e ka thënë dhe prapë qëndron në atë se në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nuk përfshihemi në një qeveri Kurti 3. Nëse ata nuk arrijnë që t’i sigurojnë numrat, zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet”, ka deklaruar Brahimaj.

Ai ka akuzuar Kurtin se nuk ka treguar vullnet për formimin e institucioneve dhe se po shmang bisedimet me partitë politike.

“Që nga dita e parë kur e ka nominuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, Albin Kurti në asnjë moment nuk ka shfaqur vullnet për formimin e institucioneve. Ai nuk ka lobuar për kandidatët e tij, por për Nenad Rashiqin tek të gjitha partitë për të siguruar votat. Njëjtë po e bën edhe për qeverinë – nuk i ka numrat dhe nuk është i interesuar ta formojë atë” ka shtuar ai.

Brahimaj ka përsëritur se AAK-ja mbështet krijimin e një qeverie të opozitës.

“AAK-ja, siç e dini, e ka ofruar votën për një qeveri të opozitës pa asnjë kusht apo kërkesë për të qenë pjesë e saj, vetëm të bëhet një qeveri e opozitës”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski po përballet me një sezon vendimtar te FC…