Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve

01 gusht 2025 | 13:59

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe deputetët e tij kanë interes ta mbajnë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve.

Në panelin diskutues me titull: “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë: A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?”, Brahimaj ka rikonfirmuar qëndrimin e AAK-së kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

“Pse nuk duhet Albulena? U dhanë shumë arsye dhe kemi ofruar të gjithë emra alternativë. Por interesi i LV-së nuk ka qenë formimi i Parlamentit. Sepse nga 54 seanca, mbi 50 prej tyre kanë qenë jo të plota për shkak të mungesës së deputetëve të LV-së. Edhe nëse do t’i kishin numrat, gjithmonë mungonin dy ose tre deputetë të tyre. Kjo tregon qartë që nuk kanë qenë të interesuar. Aleanca, që nga dita e parë, ka propozuar zgjidhje. Unë personalisht kam propozuar dy emra: zonjën Shqipe Selimi dhe zonjën Saranda Bogujevci. Më vonë, edhe z. Haradinaj, duke parë situatën, e ka propozuar z. Glauk Konjufca. Partitë e tjera po ashtu kanë ofruar shumë zgjidhje, por gjithmonë është insistuar në kandidaturën e zonjës Haxhiu”, ka thënë Brahimaj. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të…