
Brahimaj: LV-ja s’është e interesuar t’i bëjë numrat, në çdo seancë ka mungesë të deputetëve të tyre
09 korrik 2025
| 11:08
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, para nisjes së seancës ka thënë se Vetëvendosje nuk është e interesuar t’i bëjë numrat për konstituimin e Kuvendit.
“Vetëvendosje nuk është e interesuar me i bë numrat. Në çdo seancë ke mungesë të deputetëve të LV-së, e kanë gjet një fatkeq, e kanë qit gjyshin plak aty, i cili nuk ka të drejtë me dalë prej rendit të ditës të cilin e ka bë kryesia”, ka thënë ai.
Brahimaj ka thënë se “personalisht nuk do e votoj në asnjë rrethanë” Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.