Brahimaj për Kurtin dhe Limajn Janë bërë si Burdushi

21 korrik 2025 | 11:10

Para vazhdimit të seancës konstituive, anëtari i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se Fatmir Limaj nuk do të votohet në asnjë rrethanë nga kjo parti për kryeparlamentar.

Ai ka thënë se megjithëse dy liderët kryesorë janë pajtuar të takohen sërish, nuk ka ende asgjë konkrete nga bisedimet e tyre.

“Janë bërë sikur Burdushi – shihemi në takimin tjetër”, është shprehur Brahimaj me ironi, duke vënë në pah mungesën e seriozitetit në negociata.

“Në asnjë rrethanë Limaj nuk do të votohet nga Aleanca. E mira është që këta dy liderë (Kurti e Limaj) kanë rënë dakord me u taku prapë. Kanë arritur një pajtureshmëri me u takur prapë. Janë bërë sikur Burdushi – shihemi në takimin tjetër se nuk ka diçka konkrete prej tyre”, ka thënë Brahimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton ka thënë se dëshiron të ketë “disa nga…