
Brahimaj: Vendimi i Kushtetueses përcakton rrugën, nëse s’ka kompromis duhet të shkojmë në zgjedhje
29 korrik 2025
| 10:59
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është kyç për të përcaktuar rrugën politike në Kosovë.
“Varet nga vendimi i Kushtetutës, do të respektohet në plotni vendimi nga AAK cilido që është ai”, ka thënë ai.
Brahimaj ka kritikuar mungesën e angazhimit të LV-së në Kuvend dhe ka paralajmëruar se nëse nuk arrihet kompromis, zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë.
“LV-ja tentoi kinse po bënë diçka, por në asnjë seancë nuk kanë qenë komplet deputetet e LV-së kanë munguar që nuk kanë qenë të interesuar ta bëjnë Kuvendin. Nëse Kurti nuk është i gatshëm të bëjë ndonjë kompromis më mirë të shkojmë të zgjedhje se sa me e mbajt vendin peng”, ka thënë Brahimaj për “Front Online”.