Braktisi foshnjën në plazhin e Golemit, shpallet në kërkim nëna 22 vjeçe

07 maj 2023 | 09:54

Policia e Kavajës ka identifikuar dhe po punon për kapjen e shtetases D.S., 22 vjeç, e cila ka braktisur foshnjën e saj në plazhin e Golemit.

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, në një…