Braktisi tre fëmijët e mitur, nëna përballet me ligjin

12 janar 2026 | 08:11

Një 33-vjeçare është proceduar penalisht nga policia në Durrës. Procedimi i saj mësohet se ka ardhur për veprën “Keqtrajtimi i të miturve”.

Policia bën me dije se 33-vjeçarja ka braktisur tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte. Rasti është zbuluar pasi gjyshja e fëmijëve është paraqitur në polici këtë të diele.

Zyra e Mbrojtjes së Fëmijëve ka marrë në mbrojtje tre të miturit. Ata janë marrë në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti  i publikuar dhe në rrjete sociale.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës, shkruan Euronews.al.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, deklaroi sot se…