Brazil, qindra të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

17 gusht 2020 | 08:47

Koronavirusi i ri (Covid-19) vazhdon të marrë jetë në të gjithë botën, kurse Brazili regjistroi qindra vdekje dhe raste të reja gjatë ditës së kaluar, raporton “Anadolu Agency” (AA). Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, 620 njerëz të tjerë vdiqën për shkak të virusit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 107 852.

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit në mbi 3.34 milionë me rreth 23 101 pacientë të rinj.

Me një popullsi prej 46 milionë, Sao Paulo mbetet rajoni më i goditur me më shumë se 699 493 raste dhe mbi 26 582 vdekje.

Mbi 2.43 milionë njerëz janë shëruar nga virusi në Brazil, ndryshe i njohur si epiqendra e shpërthimit në Amerikën Latine.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çfarë dokumentesh duhen për ata që duan ta vizitojnë bashkëshortin…