“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

02 prill 2026 | 21:56

Kur na ndajnë vetëm 70 ditë nga fillimi i Kupë së Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada, një superkompjuter i kompanisë Opta ka bërë parashikime për fituesit e mundshëm, duke analizuar grupet dhe raundet eliminatore.

Sipas algoritmeve të tij, Spanja del si favorite për të ngritur trofeun me një probabilitet prej 15.83%, pavarësisht humbjes së vendit të parë ndaj Francës në renditjen e FIFA-s. Pas Spanjës renditen Franca me 12.77%, Anglia dhe Argjentina me mbi 10%, ndërsa Portugalia ka një shans prej 6.92%. Brazili dhe Gjermania renditen në vendet gjashtë dhe shtatë.

Parashikimi i grupeve

Superkompjuteri ka parashikuar ekipet që pritet të përfundojnë të parat në secilin grup të cilat janë: Meksika, Zvicra, Brazili, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Holanda, Belgjika, Spanja, Franca, Argjentina, Portugalia dhe Anglia.

Për herë të parë, 48 ekipet pjesëmarrëse do të shpërndahen në mënyrë që edhe tetë ekipet më të mira të vendit të tretë të kalojnë në raundet eliminatore. Sipas Opta-s, këto ekipe pritet të jenë: Koreja e Jugut, Irani, Australia, Austria, Bregu i Fildishtë, Suedia, Gana dhe Katari.

Superkompjuteri synon të ofrojë një parashikim statistikor bazuar në të dhëna dhe performanca të kaluara, duke ofruar një pamje të mundshme të turneut para fillimit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka reaguar…