Brazili: Me Ancelottin do ta fitojmë Botërorin 2026

13 maj 2025 | 11:48

Ardhja e trajnerit italian Carlo Ancelotti në krye të kombëtares së Brazilit ka sjellë një valë entuziazmi në të gjithë Brazilin, i cili tani synon Kupën e Botës 2026.

Mediet braziliane raportojnë se Ancelotti përveçse është trajneri i parë i huaj që drejton ekipin kombëtar, është më i paguari në botë, me një pagë prej mbi 9.5 milionë eurosh në vit.

Gjithashtu, duke injektuar adrenalinë në venat e tifozëve ishin fjalët e presidentit të Konfederatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues ishin se “ekipi më i madh në historinë e futbollit tani do të drejtohet nga trajneri më i suksesshëm në botë”.

“Është më shumë sesa një veprim strategjik (…) është një deklaratë për botën se jemi të vendosur të rifitojmë vendin e parë në podium” , shtoi ai.

Midis atyre që e pritën mirë Ancelottin ishte ish-sulmuesi Romario, i cili i uroi atij “fat të mbarë” për aventurën e tij të re.

Për Torcedores si Vinicius Barbosa, emërimi i trajnerit evropian është një “moment historik” në historinë e ekipit kombëtar, tashmë pesë herë kampion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se qeveria…