Brazili mezi e mposhti Costa Ricën

22 qershor 2018 | 15:56

Kombëtarja e Brazilit është dashur të djersitët fortë për të marrë tri pikë nga ndeshja ndaj Costa Ricës, pasi golat e fitores i shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Dominimi gjatë gjithë ndeshjes ishte në anën e brazilianëve, por sulmet përfundonin pa sukses. Mirëpo, Philippe Coutinho në minutën e parë shtesë shënoi golin e parë për Brazilin, kurse fitore 2-0 e vulosi Neymra në minutën e gjashtë shtesë. Brazili pas kësaj fitore është afër kualifikimit, pasi ka grumbulluar katër pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet nga ora 20:00 në mes Serbisë dhe Zvicrës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pranuar sot…