Brazili numëron mbi 5.500 viktima nga koronavirusi

30 prill 2020 | 20:59

Brazili ka regjistruar 6,276 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 79,685 dhe është numri më i lartë në të gjithë Amerikën Latine, shkruan “BBC”.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 5,500.

Por presidenti i vendit Jair Bolsonaro nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht këtë virus.

I pyetur nga gazetarët lidhur me situatën e deritanishme ku numri i viktimave i kaloi 5 mijë, ai u përgjigj: “Edhe çfarë pastaj, më vjen keq, çfarë doni që të bëj”?.

Një nga qytetet më të prekura në Brazil nga Covid-19 është Manausi. Kryebashkiaku i qytetit ka deklaruar se janë të përgatitur për 4 mijë viktima në muajin maj, 4 herë më shumë se normalja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë…