
Brazili regjistron 620 të vdekur me Covid-19, mbi 23 mijë të infektuar
16 gusht 2020
| 23:57
Brazili ka regjistruar të dielën 620 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 23.101 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Brazilit, shkruan agjencia “Reuters”.
Në total në Brazil janë regjistruar 107.852 të vdekur nga Covid-19, ndërsa janë konfirmuar 3.340.197 të infektuar.