Brazili ‘ultimatum’ Ancelottit deri më 25 maj

26 prill 2023 | 17:00

Kombëtarja e Brazilit vijon të jetë pa trajner që pas shkarkimit të Tite nga detyra. Për këtë temë ka folur dhe vetë presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Roodrigues.

“Përpara se të flas për planin B, dua të verifikoj plotësisht çdo mundësi që mund të kem në planin A. Kemi takim me një kompani dhe duhet t’i dëgjojmë ato. Shpresoj të jem në gjendje të shpall teknikun tonë të ri më 25 maj”, u shpreh Ednaldo Rodrigues.

Ky i fundit nuk përmendi asnjë emër, por sipas “Sportmediaset”, “plani A” i presidenti të CBF-së është Carlo Ancelotti. E ardhmja e tij në Madrid mund të varet shumë nga ecuria në ndeshjet e fundit të këtij sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maqedoni të…