Brenda 10 vitesh interneti do të ndahet “në dy botë”

24 shtator 2018 | 12:41

Interneti do të ndahet në dy botë të ndryshme brenda dekadës së ardhshme dhe Kina do të udhëheqë njërën prej tyre, sipas shefit ekzekutiv të “Google”, Eric Schmidt.

Multi-miliarderi 63-vjeçari ka deklaruar se censura dhe kontrolli i qeverisë kineze mbi aksesin online të qytetarëve të saj do të thotë se nuk është në përputhje me demokracinë e internetit në perëndim.

Kjo do të thotë se do të ketë dy versione të dallueshme të rrjetit botëror nga viti 2028, një i drejtuar nga Kina dhe tjetri nga SHBA.
Procesi tashmë po ndodh, me të ashtuquajturën Zjarri i Madh i Kinës që bllokon aksesin për qytetarët kinezë në disa nga faqet më të njohura të internetit, duke përfshirë “Facebook” dhe “YouTube”.

Schmidt i bëri komentet duke folur në një konferencë private të teknologjisë në San Francisko të organizuar nga Village Global VC të mërkurën.
Sipas “Daily Mail”, ai ka deklaruar se interneti ka të ngjarë të ketë dy zëra të qartë dhe të ndarë nga njëri-tjetri, në vend të fragmentimit masiv në mbarë botën.

“Mendoj se skenari më i mundshëm nuk është një shkëputje, por më tepër një ndarje e internetit e drejtuar nga kinezët dhe një internet jo kinez i drejtuar nga Amerika”, ka thënë Schmidt.

Schmidt ka shtuar se ai pret të shohë që mallrat dhe shërbimet të cilat ofrohen përmes internetit rriten në mënyrë eksponenciale në Kinë.
“Unë mendoj se ju do të shihni një udhëheqje fantastike në produktet dhe shërbimet nga Kina”, tha ai./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetimi i nisur për privatizimin e OSSH nga kompania çeke…