Brenda 24 orëve policia shqiptoi 1 652 gjoba trafiku
                29 korrik 2018
                |  13:49
            
        Policia e Kosovës (PK) brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 652 gjoba kundër ngasëseve të automjeteve të cilët nuk kanë respektuar shenjat e komunikacionit.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dje në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 70 aksidente, prej tyre 17 kanë përfunduar me të lënduar, kurse 53 pa të lënduar.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        