
Brenda 24 orëve regjistrohen 48 aksidente dhe shqiptohen 1 mijë e 973 tiketa
05 maj 2025
| 10:39
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 1 mijë e 973 tiketa trafiku.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 48 aksidente, 23 prej tyre me të lënduar dhe 25 me dëme materiale.
Ndër të tjera thuhet se janë arrestuar 15 persona e 10 janë dërguar në mbajtje.