Brenda fabrikës së dronëve kamikazë në Bullgari

22 tetor 2025 | 08:00

Një seri vizitash prej zyrtarëve qeveritarë dhe atyre të ushtrisë bullgare në qytezën e vogël Samokov në muajt e fundit, vë në pah rëndësinë në rritje të pajisjeve që po prodhon një kompani.

Fabrika Samel-90, e cila gjendet në jug të kryeqytetit bullgar, Sofje, i ka nisur operacionet në vitet ’90, duke prodhuar pajisje elektronike për ushtrinë bullgare.

Mirëpo tani, në kohën e avancimeve të shpejta ushtarake, sidomos në fushëbetejë në Ukrainë, kompania është duke prodhuar armë ajrore dhe sisteme anti-dronë.

Veneta Popova dhe dronët Samjet.

Veneta Popova dhe dronët Samjet.

“Ne kemi nisur t’i prodhojmë dronët kamikazë dy vjet më parë”, ka thënë Veneta Popova, udhëheqëse e prodhimit në fabrikë, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ne aktualisht i prodhojmë rreth 50 për muaj, por kemi kapacitet ta trefishojmë atë numër”, ka shtuar ajo.

Brenda fabrikës, pajisjet që ngjasojnë me dronët kamizë Geran-2 të iranianëve, janë në faza të ndryshme të prodhimit.

Dronët Samjet në fabrikën bullgare.

Dronët Samjet në fabrikën bullgare.

Samel-90 është privatizuar pas rrëzimit të regjimit socialist në këtë shtet më 1989, dhe tani është në pronësi të Petar Georgievit, dikur punëtor në fabrikë.

Georgiev tregon se kompania ka vërejtur rritje të madhe të interesimit për dronë, tani që i gjithë fokusi në Evropë është tek ata, përfshirë edhe sistemet kundër dronëve.

Ndonëse Brukseli po e çon përpara propozimin e një “mburoje dronësh” për ta mbrojtur krahun lindor, Georgiev i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk e ka të qartë kontributin që mund ta japin pajisjet Samel-90 për përpjekjet për mbrojtje të BE-së.

“Mund të ketë një vend për neve, por gjithçka varet nga Qeveria e Bullgarisë”, ka thënë Georgiev.

Petar Georgiev.

Petar Georgiev.

Pajisjet e kësaj kompanie për bllokim të sinjaleve të dronëve tashmë shiten në Indi, Egjipt dhe “vende tjera në Lindje”, me një fraksion çmimi të versioneve të Evropës Perëndimore, që prodhohen me të njëjtën teknologji.

Georgiev tregon se tash për tash, shtetet e Perëndimit nuk janë duke e blerë teknologjinë bullgare.

“Pajisjet tona janë po aq të mira, por secili shtet i kërkon prodhuesit e vet”, ka thënë ai.

Pajisje për zhurmimin e dronëve, e prodhuar nga Samel-90.

Pajisje për zhurmimin e dronëve, e prodhuar nga Samel-90.

Një dron me krahë fluturues që e prodhon kompania, i quajtur Samjet, është shumë më i vogël sesa pajisja tjetër e ngjashme iraniano-ruse dhe në përputhje me madhësinë, edhe kokën e ka më të vogël.

Samjets e përdorin një motor elektrik që nuk bën zhurmë sikurse dronët Geran, por ka kapacitet për rreze veprimi relativisht të shkurtër prej rreth 100 kilometrash, në krahasim me 1.000 kilometra të dronëve Geran.

Dronët Samjet në fabrikën bullgare.

Dronët Samjet në fabrikën bullgare.

Sipas Borislav Lazarovit, për të ndërtuar një dron Samjet nevojiten prej 3 ditë deri në 1 javë, nga fillimi deri në fund.

Kina është aktualisht lidere në botë sa i përket teknologjisë së dronëve. Kompania e saj DJI mbulon 70 për qind të shitjeve të dronëve në gjithë botën.

Pjesa më e madhe e teknologjisë së dronëve të kompanisë kineze, sikurse sistemet e gjurmimit vizual, përdoren edhe në ushtri, prandaj analistët nuk kanë asnjë dyshim se kështu po modernizohen programet e saj të dronëve ushtarakë.

Një dron zbulues që po zhvillohet nga kompania bullgare Samel-90.

Një dron zbulues që po zhvillohet nga kompania bullgare Samel-90.

Për pronarin e fabrikës Samel-90, armët dhe teknologjia anti-dronë që po prodhohen në Samakov, janë pikësëpari asete bullgare, në kohën e shkundjes së situatës së sigurisë në Evropë.

“Na duhet të marrim vetë iniciativa dhe kur them ‘ne’, e mendoj Bullgarinë si shtet. Besoj se kemi mjaftueshëm kapacitete teknologjike dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë veten”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Avni Arifi ka thënë se, nëse kryetari i…