“Brenda kafenesë kishte njerëz…”, detaje nga vrasja e rëndë në Gjakovë

16 mars 2026 | 21:17

Gjakova u trondit mëngjesin e sotëm nga një vrasje që ndodhi brenda një bari. Pronari i tij, Nexhdet Zymberaj dyshohet se pas një mosmarrëveshje, e vrau shokun e tij, Rasim Binakajn, dhe e plagosi edhe një tjetër.

I dyshuari, që u vetëdorëzua në polici tek pasdite, njihej në polici si person problematik.

E krejt kjo dyshohet se nisi si pasojë e një mosmarrëveshjeje që personat në fjalë e patën me njëri-tjetrin. Në momentin kritik, Klani mëson se brenda kafenesë kishte edhe persona të tjerë, bile njëri prej tyre e dërgoi të plagosurin 29-vjeçar në spital.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim…