Dua Lipa kujton kohën si refugjate: Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë

18 gusht 2020 | 11:23

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi ka pushtuar kopertinën e revistës së famshme “W Magazine”.

Ajo ka dhënë një intervistë për këtë revistë, duke treguar hollësi nga karriera dhe jeta e saj. Mes shumë sukseseve që po shijon këtë vit, nisur nga albumi i saj “Future Nostalgia” që doli në shitje në mars, revista i ka kushtuar Duas edhe një shkrim mbi periudhën kur ajo ishte refugjate në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në vitin 1992, tri vjet para lindjes së saj, familja e saj u dëbua nga qyteti i lindjes së tyre, Prishtinë, nga forcat nën drejtimin e presidentit serb Slobodan Milosheviq. Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë”, ka thënë Dua Lipa për revistën në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Oriola Marashi po shijon në maksimum pushimet. Bukuroshja ka…