Brenda shtëpisë ku humbën jetën nënë e bir në Pejë (Video)

25 qershor 2023 | 14:22

Kosova është tronditur nga vdekja e nënës së bashku me birin e saj në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën në qytet ditën e shtunë.

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi.

Një ditë pas ngjarjes tragjike, në shtëpinë që u godit rëndë nga vërshimet duket se u shkatërrua çdo gjë.

Vdekjen e dy viktimave e kanë konfirmuar mjekët.

Dy viktimat që humbën jetën mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha në Pejë, do të varrosen nesër në orën 15:00 në varrezat e qytetit. /T7

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut ka njoftuar se e mbështet plotësisht Rusinë…