Brescia kundër vazhdimit të kampionatit

08 prill 22:04

Brescia vazhdon të refuzojë rifillimin e sezonit 2019/2020 në Serie A.

Në një deklaratë të klubit, është përsëritur refuzimi i tyre për të rifilluar këtë sezon, teksa paralajmërojnë se ndoshta nuk do të jenë as në gjendje të rimbursojnë as biletat e blera nga tifozë.

Në Itali vazhdon të diskutohet se sezoni duhet të rifillojë rreth 20-28 majit, i cili duhet të përfundojë pastaj në fund të korrikut.

Shumë klube në Itali janë kundër kësaj ideje, mes tyre edhe presidenti i Brescias, Massimo Cellino. Ndeshja e fundit në Serie A është zhvilluar më 8 mars, kur Juventus mundi 2:0 Interin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…