Breshëri plumbash, plagoset një person në Lezhë
02 shkurt 2026
| 07:57
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë, ku paraprakisht dyshohet për një atentat të ndodhur brenda një berberhaneje.
I plagosur nga të shtënat me armë ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci, i cili ndodhet po merr trajtim mjekësor në spital.
Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë fasadën e biznesit të “bërë shoshë” nga plumbat, ku sipas dyshohet se janë qëlluar mbi 20 plumba, shkruan Euronews.al.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kthesa e Rrilës” ndërsa policia po vijojnë hetimet dhe mbledhjen e provave.



