Breshka gjigante ngordh në moshën 105 vjeçare

15 prill 08:21

Një breshkë gjigante “shumë e dashur” dhe banorja më jetëgjatë e kopshtit zoologjik të Blackpool, ka ngordhur në moshën 105 vjeçare.

Breshka Darvin Aldabra u mbijetoi dy luftërave botërore dhe dy pandemive globale, gjë e cila u njoftua nga stafi ‘jashtëzakonisht i pikëlluar’ të mërkurën.

Zvarraniku ‘i pazëvendësueshëm’ dhe ‘ikonik’ kishte qenë një atraksion popullor në kopshtin zoologjik që nga hapja e tij 50 vjet më parë.

Kujdestarët e kopshtit thanë se breshka kishte marrë trajtim të specializuar për një problem në këmbë përpara se gjendja t’i përkeqësohej.

Pavarësisht konsultimit me veterinerët kryesorë në mbarë botën, kopshti zoologjik tha se mori ‘vendimin shumë të vështirë’ për ta vënë atë në gjumë, transmeton Klankosova.tv.

Darvini mbërriti përpara hapjes së kopshtit zoologjik në vitin 1972 dhe u bë një banor ikonë gjatë pesë dekadave që jetoi atje.

Stafi dhe rojet janë jashtëzakonisht të pikëlluar për vdekjen e breshkës dhe po ngushëllohen nga mesazhet që po marrim.

Breshka e lindur në vitin 1916, Darvin kishte përjetuar 20 kryeministra dhe katër monarkë, si dhe shpikjen e televizionit dhe uljet në hënë.

Born in 1916, Darwin (pictured) had lived through 20 prime ministers and four monarchs as well as the invention of television and the moon landings

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FBI fajësoi të enjten hakerët e lidhur me qeverinë e…