Breshka që “refuzon” të largohet nga Shqipëria

11 korrik 2018 | 18:39

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, ka bërë me dije se breshka detare e llojit “Kareta Kareta” e gjetur dy javë më parë në Kune Vain, është dërguar në Vlorë për mjekim.

Pasi i është dhënë ndihma mjekësore nga mjeku veteriner dhe është lëshuar në det, ajo është kthyer përsëri në vendin ku është lëshuar.

Ekspertët dyshojnë se breshka ka humbur orientimin pasi është e sëmurë. Për këtë arsye janë thërritur mjekë veterinerë të huaj, të specializuar për breshkat detare.

Breshka e llojit “Kareta Kareta” ka gjatësi 69 cm, gjerësi 64 cm, peshë 45 kg dhe është femër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar të…