Brexit pa marrëveshje, May u ofron deputetëve votim

27 shkurt 2019 | 11:35

Theresa May u ka premtuar deputetëve një votim për përjashtimin e një Brexiti pa marrëveshje, apo shtyrjen e daljes së Britanisë së Madhe nga blloku, nëse ata do të refuzojnë marrëveshjen e propozuar prej saj, muajin e ardhshëm.

May ka folur para deputetëve për Brexitin, në mesin e kërcënimeve për një revoltë nga ministrat e kabinetit të saj, që mbështesin qëndrimin në bllok.

Kryeministrja u ka premtuar deputetëve një votim për marrëveshjen e saj të Brexit-it deri më 12 mars. Nëse ata do të refuzojnë marrëveshjen atëherë ajo do të lejojë votimin për shtyrjen e Brexitiit dhe përjashtimin e daljes nga blloku pa marrëveshje.

“Kjo do të bënte që Britania do të mund të dilte nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje më 29 mars, vetëm nëse do të ketë një shprehje të qartë të vullnetit në Dhomën e Komunëve për këtë skenar” ka thënë ajo para deputetëve.

Por, May ka nënvizuar se ajo nuk do të donte të shikonte një zgjatje të artikullit 50, duke paralajmëruar se kjo nuk do ta bënte më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje.

Kryeministrja ka deklaruar se ajo do ta vendoste marrëveshjen e saj të tërheqjes, përshirë ndryshimet për të cilat ajo ka rënë dakord me BE, para një votimi më 12 mars.

Nëse do të dështonte, deputetëve do t’u ofroheshin dy votime të ndara, një ditë më pas. I pari për një Brexit pa marrëveshje dhe i dyti, për ta shtyrë daljen nga BE përtej 29 marsit.

Lëvizja është një përpjekje për të evituar disfatën e qeverisë të mërkurën, që do të bënte që deputetët të merrnin në dorë kontrollin e procesit të Brexitit./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në…