
Brezat e rinj shqiptarë dhe arsimimi në Amerikë
Nga Skënder Karaçica
Dritarja e shkollës
“Arsimi është një diell e dytë për njerëzit” (Platoni)
Po bëhet një shekull kur shqiptarët nga trevat etnike, për shkak të rrethanave të rënda historike të regjimit serb dhe të pushtuesve të tokave shqiptare nga fqinjët tanë, u detyruan të marrin udhën e gjatë të mërgimit këndej Atlantikut në Amerikën e largët. Ardhja e tyre në këtë vend të lirë sikur iu kthye fryma e jetës dhe parakalimet në të gjitha qytetet urbane amerikane. Në këto vite të mërgimit, u bënë disa breza të shqiptarëve, që, u lindën ,u rritën, u shkolluan në arsimin dhe edukimin e shkollave, të universiteteve të këtij vendi me një fidanishte të demokracisë dhe të njeriut të lirë.
Në këtë qershor, në të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe në universitete, parakaluan më botën e librave të dijes, më qindra të rinj e të reja shqiptare nga të gjitha trevat etnike dhe, me rezultate ata qëndronin në rreshtat e parë ndër më të mirët. Në këtë qershor, prindërit shqiptarë në Çikago, në të gjitha tubimet e maturimit u bënë shend verë me përmasën e dijes të brezit të ri shqiptar, që, në udhën e arsimit e të edukimit premtojnë të ardhmen e Shqipërisë Etnike.
Në të dyja shkollat Jerling Junior High (Class of 2025) dhe Carl Sandburg High Schol në Orland Park, Illinois, prindërit nga Drenasi Driton dhe Diana Leku, ishin mbushur me emocione të gëzimit, ku fëmijët e tyre Drini dhe Dea, me rastin e maturimit u shpallën nxënësit më të mirë të shkollës. Diplomat e dijes do të vazhdojnë në shkollimin e mesëm dhe universitar, thoshte Drin Leku, i cili ka përzgjedhur shkencat teknike në universitetin në Çikago dhe, synimet e tij në botën e shkencës teknologjisë shkencore të shekullit të ri, në shenjë hareje na thoshte se, do të bëhet në të ardhmen inxhinier në NASA!
Pas shkollimit universitar të rinjtë shqiptarë në Amerikë, tashmë janë sistemuar në kompanitë më të njohura të fushës së biznesit, të teknologjisë, të mjekësisë, të administratës, të bankave dhe në armatën amerikane. Për këtë pasuri të dijes universitare e të rinjve shqiptarë në Amerikë, Shqipëria zyrtare dhe Shqipëria tjetër Kosova, do të ishte mirë që të hedhin dritë përmes programit shtetërorë për rikthimin në atdhe të rinisë shqiptare me diploma të universiteteve amerikane, që për të ardhmen e Shqipërisë Etnike, në fillim të këtij shekulli do të bëhej një krah i fortë i zhvillimit të gjithmbarshëm në fushë të ekonomisë shqiptare.
Nuk duhet lënë në harresë ketë pasuri të superstrukturës së dijes universitare shqiptare në Amerikë, tashti janë krijuar kahet e reja, ku populli shqiptar me tërë resurset e pasura tokësore dhe njerëzore, do të bëjnë të zhvilluar shtetin dhe kombin, duke tejkaluar gjeografinë shekullore të varfërisë.