
Brightoni i shtohet garës për Muriqin
05 shkurt 2020
| 11:32
Pas Tottenhamit, Manchester Unitedit dhe Burnleyt, Vedat Muriqi është duke u monitoruar edhe nga skuadra tjetër angleze, Brighton & Hove Albion.
Gazetari i mediumit Haber Global, Yagiz Sabuncouglu, njofton se në ndeshjen e fundjavës ndaj Trabzonsporit, për ta ndjekur Muriqin ishin edhe përfaqësuesit e klubit anglez, Brighton & Hove Albion.
Sulmuesi i Kosovës ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023. Ai i ka realizuar 13 gola dhe i ka bërë 5 asistime në 21 ndeshje me Fenerbahçen këtë sezon.
/Epoka e re/